Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Një ditë pas takimit me Ramën, Erdogan pret Vuçiçin me ceremoni madhështore

VIDEO/ Një ditë pas takimit me Ramën, Erdogan pret Vuçiçin me ceremoni madhështore

15:27, 18/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka vizituar sot Turqinë me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. 

Vuçiç u prit me ceremoni madhështore në kompleksin presidencial në Ankara. Fillimisht parakaluan mbi kuaj përgjatë presidencës. Pas himnit të Turqisë të dy presidentët u drejtuan drejt Presidencës ku do të zhvillohet takimi.

Takimi Erdogan-Vuçiç vjen një ditë pasi kreu i shtetit turk vizitoi Shqipërinë, vizitë e cila ndezi debate pasi u bë në përvjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në Tiranë, Erdogan u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas udhëtoi drejt Laçit për inaugurimin e 522 shtëpive të rindërtuara, financim nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2016. 

Gjithashtu, Erdogan i kërkoi në mënyrë të prerë Edi Ramës që të veprojë menjëherë kundër organizatës FETO, të cilën Turqia e konsideron terroriste. 

Gjatë kësaj vizite presidenti turk refuzoi të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë, ndërsa nga qeveria turke ka akuza në adresë të Komunitetit Mysliman Shqiptar se kontrollohen nga organizata e klerikut Fetullah Gulen. Pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e KMSH.

KMSH nuk u ftua as në përurimin nga Erdogan të xhamisë së Et’hem Beut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco