Si lindi miti i të Hënës blu dhe a ishte dje dita më e mërzitur e vitit?

Si lindi miti i të Hënës blu dhe a ishte dje dita më e mërzitur e vitit?

14:45, 18/01/2022
A+ Aa A-

Dje (17 janari) përkonte me të hënën e tretë të muajit, e njohur ndryshe si "E hëna Blu".

Në këtë ditë të vitit thuhet se jemi të gjithë të ftohtë, pa para dhe të ngarkuar me ndjesi faji nga gjithë ç'ndodhi në fundvit ose edhe më herët. 

Ndjesia e festave është larguar dhe gjithë çfarë mbeti janë përpjekjet e vazhdueshme për të hequr kilet e marra, për të pirë më pak alkool dhe për t'u bërë njeri më i mirë.

Sidoqoftë, ekspertët refuzojnë ta pranojmë si term duke thënë se nuk ka asnjë bazë dhe se ky koncept është thjesht një mit.

Ky koncept u krijua fillimisht në 2005-ën, nga psikologu Cliff Arnall.

Ai erdhi me një formulë që "shpjegonte" faktorët që ndikojnë në të hënën blu.

Kushtet e motit, borxhet e marra për festa, shpenzimet, niveli i ulët i motivimit apo ndjesia për të bërë diçka ndryshe thuhet se e bëjnë të hënën e tretë të vitit, ditën më të tmerrshme.

Kjo teori, pavarësisht vërtetësisë së saj, ka rezultuar fantastike si strategji marketingu.

Njerëzit "kurojnë" depresionin e këtyre 24 orëve përmes ushqimeve të mira, trajtimeve të bukurisë apo blerjes së rrobave të reja.

Po sikur dje të keni qenë vërtetë shumë poshtë me humorin dhe gjendjen emocionale?

Ka qenë thjesht rastësi! Në ditë të tilla ilaçi më i mirë është një kafe me miqtë apo familjen dhe biseda energjike.

Të gjithë kemi ditët tona të mira dhe të këqija dhe kalendari është i fundit që i përcakton.

17 janari ka qenë thjesht një e hënë e zakonshme si gjithë të tjerat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco