Rekord të infektuarish në Japoni, pritet ashpërsimi i masave

Rekord të infektuarish në Japoni, pritet ashpërsimi i masave

14:29, 18/01/2022
A+ Aa A-

Japonia ka shënuar rekord të infektuarish  me Covid ndërsa pritet vendimi i qeverisë për ashpërsimin e masave kryesisht për shkak të variantit Omicron. Vendi ka regjistruar 27,000 raste të reja, duke tejkaluar rekordin e regjistruar në gusht pas Lojërave Olimpike.

Tokio regjistroi 5,185 raste, numri më i lartë që nga 21 gushti. Madje disa provinca në vend kanë kërkuar rikthimin e masave për të frenuar pandeminë.

Masat pritet të miratohen brenda një jave, të cilat do të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve, dhe gjithashtu të reduktojnë  orarin e hapjes së bareve dhe restoranteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco