Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ TASK FORCE - Kush e dekonspiroi 'Plumbin e Artë'

VIDEO - Çmenduritë nuk kanë fund/ Makina po fundosej në ujë, ja çfarë bën shoferja me pallto të kuqe

VIDEO - Çmenduritë nuk kanë fund/ Makina po fundosej në ujë, ja çfarë bën shoferja me pallto të kuqe

11:57, 18/01/2022
A+ Aa A-

Teksa makina po fundosej në ujërat e akullta të Otavës, SHBA e reja kanadeze  nxori celularin, shkoi në pjesën e pasme të makinës që ishte ende mbi ujë, për të nxjerrë një selfie.

Fotoja është kapur nga banorët e zonës, sipas  “New York Post”, ndërsa shumë përdorues të rrjeteve sociale habiten me veprimin e  shoferes.

Gjatë fundjavës, temperaturat polare goditën zonën, duke e kthyer lumin Rido në një pistë patinazhi të akullt. Kalimtarët rastësorë u ndeshën me një pamje të pazakontë.

Ata panë një makinë duke ecur me shpejtësi në “pistën e akullt” të lumit, por  pak më vonë ajo ndaloi dhe nisi të fundosej. Ajo që ndodhi më pas ishte e pa besueshme. Në vend që shoferja të dilte nga makina dhe të largohej sa më shpejt, ajo hipi në pjesën e pasme ta mjetit për të bërë një selfie.

Ajo ka pozuar para kamerës së telefonit, duke injoruar rrezikun e situatës.

“Kur akulli filloi të thyhej dhe makina e saj e verdhë u fundos, ajo nuk e humbi rastin dhe u ngjit në çatinë e automjetit për një selfie. Në të njëjtën kohë ka pasur edhe disa që kanë nxituar për ta shpëtuar”, shkruajnë mediet vendase.

Për fat të mirë e reja  me pallton e kuqe doli shëndoshë e mirë, ndërsa makina e saj humbi në ujërat e akullta në orën 16.30. të dielën pasdite. Sipas policisë, vajza e akuzohet se drejtonte mjetin në mënyrë të rrezikshme.

“Asnjë akull nuk është i sigurt”, tha policia.

Listener video of a water rescue on the Rideau River in Manotick #ottnews #TheMorningRush @billcarrolltalk pic.twitter.com/81CdtxFSYX

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco