Eurodeputetja malteze Roberta Metsola është presidentja e re e Parlamentit Europian

Eurodeputetja malteze Roberta Metsola është presidentja e re e Parlamentit Europian

11:46, 18/01/2022
A+ Aa A-

Eurodeputetja malteze Roberta Metsola është presidentja e re e Parlamentit Europian. Metsola u zgjodh në votimin e parë me 458 vota pro.

Që nga dita e hënë, zgjedhja e Metsolës u cilësua si shumë e mundshme, duke qenë se kandidatura e saj mori mbështetjen e tre grupeve politike që janë pjesë e mazhorancës në Parlamentin Evropian.

Ajo në këtë post zëvendëson David Sassolin, i cili ndërroi jetë më 11 janar, ndërsa ishte ende në detyrë.

Metsola është pjesë e krahut të moderuar të PPE. 43-vjeçarja hyri në Parlament në vitin 2013 dhe ishte një nga eurodeputetet e para të zgjedhura në Maltë.

Para kësaj detyre, ajo ishte një eksperte për të drejtën europiane dhe nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka punuar si këshilltare e Përfaqësueses së Lartë për Çështjet Evropiane, Catherinw Ashton./ Syri Tv/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco