Të paktën 22 persona janë vrarë deri më tani pasi dy tërmete të njëpasnjëshme goditën Afganistanin perëndimor ditën e djeshme, 17 janar. AFP njofton se mes viktimave ishin dhe katër fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shoqëria Gjeologjike e SHBA (USGS), tërmetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 Rihter kanë prekur provincën veriperëndimore të Badghis, ku shkaktuan shembje shtëpish dhe ndërtesash.
Sipas BBC më shumë se 700 shtëpi janë dëmtuar. Mësohet se tërmeti i parë ra pasdite dhe i dyti pasoi rreth dy orë më vonë.
5.6-magnitude earthquake kills at least 12 in western Afghanistan (AFP citing district official) https://t.co/1HZbyZpeCB pic.twitter.com/jDE4Mz3BF7
© SYRI.net