Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

10 miliarderët më të mëdhenj të botës dyfishuan pasurinë gjatë pandemisë

10 miliarderët më të mëdhenj të botës dyfishuan pasurinë gjatë pandemisë

14:18, 17/01/2022
A+ Aa A-

Pandemia i pasuroi edhe më shumë njerëzit më të kamur të planetit, por rriti ndjeshëm numrin e atyre që jetojnë në varfëri. Sipas organizatës së bamirësisë Oxfam, të ardhurat më të ulëta për më të varfrit rreth botës kontribuuan në vdekjen e 21 mijë personave çdo ditë. Por 10 njerëzit më të pasur në botë i dyfishuan të mirat materiale kolektive që prej marsit të vitit 2020.

Raporti i organizatës publikohet në prag të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, që për të dytin vit radhazi mbahet online për shkak të pandemisë.

“Thuajse çdo ditë përgjatë pandemisë është krijuar një miliarder i ri, ndërsa 99% e popullsisë botërore ka qenë më keq për shkak të izolimeve apo reduktimit të tregtisë dhe turizmit ndërkombëtar. Si rezultat, 160 milionë njerëz të tjerë janë shtyrë drejt varfërisë dhe jetojnë me më pak se 5,5 dollarë në ditë”, tha Danny Sriskandarajah, shefi Oxfam në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të “Forbes”, të cituara nga Oxfam, 10 njerëzit më të pasur në botë janë Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Warren Buffet. Ndërsa pasuria e tyre kolektive u rrit nga 700 miliardë dollarë në 1,5 trilionë dollarë, ka një ndryshim të rëndësishëm mes tyre; me pasurinë e Musk që u rrit me më shumë se 1000%, ndërsa ajo e Gates me 30 për qind. Sipas raportit të Oxfam që bazohet tek të dhënat e Bankës Botërore, mungesa e qasjes te kujdesi shëndetësor, uria, dhuna me bazë gjinore dhe degradimi i klimës kontribuuan për 1 vdekje çdo 4 sekonda./A2cnn/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco