Ministrja serbe tallet për Photoshop-in e dobët

Ministrja serbe tallet për Photoshop-in e dobët

14:04, 17/01/2022
A+ Aa A-

Ministrja serbe e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale Darija Kisic-Tepavcevic votoi në një referendum mbi ndryshimet në gjyqësor. 

Ajo ka postuar foto nga ky event dhe shumë tallen me të për Photoshop-in e saj të dobët.

Ajo ka postuar tre foto në profilin e saj në Instagram, ku në njërën shihet teksa ka mbërritur në qendrën e votimit. 

Ajo donte të "editonte' figurën, por në vend të kësaj harkoi derën. 

Gabimi është aq i dukshëm sa në vetëm pak minuta ajo është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale.

“Kush po luan me filtra në Photoshop?” pyeti një përdorues i Twitter.

“Ajo përkul hapësirën dhe kohën”, është gjithashtu një nga komentet.

Është interesante se Kisiq-Tepavçeviq shumë shpejt e ka vërejtur atë që po ndodhte, ndaj e ka fshirë me shpejtësi foton e diskutueshme. 

Në profilin e saj kanë mbetur edhe dy të tjera që duken mirë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco