Pandemia/ Tajlanda shënon viktimën e parë nga Omicron

Pandemia/ Tajlanda shënon viktimën e parë nga Omicron

08:45, 17/01/2022
A+ Aa A-

Tajlanda ka raportuar  viktimën e parë për shkak të Omicron, sipas një zyrtari shëndetësor. Viktima është një 86-vjeçare nga provinca jugore e Songhla. Tajlanda regjistroi rastin e parë të variantit muajin e kaluar dhe për këtë arsye rivendosi karantinën e detyrueshme për të huajt.

 

Tajlanda ka regjistruar deri më tani, 10,000 raste me Omicron, por qeveria tha se nuk do të merren masa shtesë. Tajlanda raportoi sot 8,077 raste të reja dhe 9 viktima, duke e çuar numrin e rasteve që nga fillimi i pandemisë në 2.3 milionë dhe numrin e viktimave në pothuajse 22,000.

Gati 66% e popullsisë është ka marrë të dy dozat e koronavirusit dhe rreth 14.9% kanë marrë një dozë përforcuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco