Po bënte ski, pesë vjeçarja ndërron jetë në Alpet Franceze

Po bënte ski, pesë vjeçarja ndërron jetë në Alpet Franceze

08:20, 17/01/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet franceze, pasi një vajzë pesë vjeçare ka humbur jetën pas një përplasjeje gjatë skijimit.

Viktima gjeti vdekjen teksa ndiqte mësime për ski në pistën e borës, kur një skiator ra mbi  të, teksa po ecte me shpejtësi.

Mësohet se vajza e vogël ndërroi jetë gjatë transportit me helikopter për në spital.

Në lidhje me ngjarjen është ndaluar nga policia një  40-vjeçar, ndërsa ka nisur hetimi për veprën penale për vrasje nga pakujdesia.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së shtunës në resortin e skive Flaine, Francë, në Haute-Savoie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco