Princi Harry pretendon se nuk është i sigurt në Britani, ai kërkon më shumë mbrojtje nga qeveria

Princi Harry pretendon se nuk është i sigurt në Britani, ai kërkon më shumë mbrojtje nga qeveria

16:56, 16/01/2022
A+ Aa A-

 

Princi Harry mendon se familja e tij nuk është e sigurt ndërsa qëndron në MB.

 Ai po ashtu ka thënë se do të inicojë padi kundër qeverisë nëse nuk i sigurohet mbrojtja adekuate.

Në vitin 2020, Harry dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore dhe u transferua me familjen e tij në Amerikën e Veriut. 

Ai aktualisht paguan për sigurinë private, por avokatët e tij thonë se ai ka nevojë për më shumë mbrojtje kur qëndron në atdheun e tij, sepse ai dhe anëtarët e familjes së tij janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve neo-naziste dhe ekstremiste.

"Në janar 2020, ai ofroi të paguante për mbrojtjen e policisë britanike për Meghan, Lilibet Diana, Archie dhe veten e tij. Megjithatë, propozimi i tij u refuzua. Ai është ende i gatshëm të mbulojë shpenzimet," tha avokati në një deklaratë.

Siguria e Princit Harry u kërcënua nga mungesa e mbrojtjes policore gjatë vizitës së tij të fundit në MB në korrik, thanë avokatët.

Ata shkruan gjithashtu se Britania e Madhe do të jetë përgjithmonë shtëpia e tij, por se çdo vizitë e tij mbart shumë rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco