‘Britania nuk do të kërkojë test antiCovid për udhëtarët e vaksinuar’

‘Britania nuk do të kërkojë test antiCovid për udhëtarët e vaksinuar’

09:05, 16/01/2022
A+ Aa A-

Udhëtarët e vaksinuar në Britani do të jenë në gjendje të shkojnë me pushime të shkurtra muajin e ardhshëm pa qenë e nevojshme për të bërë teste për Covid-19 në kthimin e tyre.

Lajmi u dha nga ‘The Times’ e cila bën me dije se në këtë zhvillim të ri do të përfshihen të gjithë personat që kanë marrë dy doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Nisma mbështetet dhe nga ministri i Transportit Grant Shapps, i cili është në favor të përfundimit të sistemit të testimit të dyfishtë gjatë pushimeve të shkurtit.

Në raportimin e ‘The Times’ thuhet se njoftim për ndryshimin në udhëzim do të bëhet më 26 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco