Lajmi i fundit

Aksidenti fatal në Milot: Nëna humbi jetën, tre fëmijët e plagosur tek Trauma

Pengmarrje brenda një sinagoge në Teksas

Pengmarrje brenda një sinagoge në Teksas

21:42, 15/01/2022
A+ Aa A-

Autoritetet po negociojnë me një person të seksit mashkull, që dyshohet se ka marrë peng disa persona në një sinagogë në qytetin Colleyville të Teksasit. Incidenti ndodhi gjatë një shërbese fetare të shtunën e cila po transmetohej drejtpërdrejt, sipas gazetës lokale Fort Worth Star-Telegram.

Departamenti i policisë shkruante në Twitter më herët të shtunën se po kryente operacione me forcat speciale (SWAT) në zonën ku ndodhet Kongregacioni Beth Israel dhe tha se të gjithë banorët aty pranë po evakuoheshin.

Autoritetet nuk kanë njoftuar për ndonjë lëndim brenda ndërtesës, sipas televizionit Dallas Morning News.

"Përfaqësuesit e policisë së Colleyville-t (Dara Nelson) thanë se negociatorët kanë kontaktuar me një person brenda sinagogës që ata besojnë se është personi i dyshuar për marrjen peng të disa personave", bëri të ditur Dallas Morning News.

Personi u dëgjua duke bërë një bisedë, që dukej të ishte një telefonatë gjatë një transmetimit të drejtpërdrejtë të shërbimit Shabbat të sinagogës hebraike. Transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre rreth orës 15:00 me orën lokale të Uashingtonit.

Kongregacioni Beth Israel është themeluar në vitin 1999./ VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco