Gjyshja e 17 nipërve dhe mbesave martohet me 24-vjeçarin: Duam të kemi një fëmijë!

Gjyshja e 17 nipërve dhe mbesave martohet me 24-vjeçarin: Duam të kemi një fëmijë!

08:24, 15/01/2022
A+ Aa A-

Një gjyshe 61-vjeçare është martuar me një 24-vjeçar. Daily Mail shkruan se të dy kanë  njoftuar se po planifikojnë të kenë fëmijën e tyre të parë, edhe pse kanë një diferencë moshe.

Kuran McCain dhe gruaja e tij, e cila është nënë e shtatë fëmijëve, Cheryl McGregor u takuan për herë të parë në vitin 2012 ndërsa të dy punonin në një dyqan fast-food.

Kuran McCain në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç. Asokohe ata humbën kontaktin, por u rilidhën në vitin 2020.

Ata u martuan vitin e kaluar dhe tani janë gati të zgjerojnë familjen. Cheryl ka tashmë shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, por çifti tha se meritojnë të kenë fëmijët e tyre, shkruan Daily Mail.

“Ne u martuam në shtator të vitit 2021 dhe u bënë disa muaj që jemi gati të krijojmë familje.  Cheryl është 61 vjeç dhe ka shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë", tha McCain.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco