Tërmeti i fuqishëm ‘dridh’ Indonezinë

Tërmeti i fuqishëm ‘dridh’ Indonezinë

19:53, 14/01/2022
A+ Aa A-

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot ishullin indonezian Java dhe tërmeti është ndjerë fuqishëm në Xhakartë të Indonezisë.

Banorët e Xhakartës dolën me vrap nga banesat e tyre në panik, raporton Reuters.

 Agjencia Meteorologjike e Indonezisë njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 52 kilometra nga provinca e Banten në një thellësi prej 10 kilometrash, por se nuk kishte asnjë potencial për të shkaktuar një cunami.

“Isha shumë i frikësuar, pati një tërmet të papritur dhe ishte i fortë”, tha një banor i Xhakartës.

Tërmeti preku Javan perëndimore dhe Lampung në ishullin e Sumatrës. Indonezia ndodhet në një zonë sizmikisht aktive ku tërmetet janë të shpeshta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco