Sulmi rus nis në shkurt/ Operacioni ‘flamuri fals’ për të pushtuar Ukrainën

Sulmi rus nis në shkurt/ Operacioni ‘flamuri fals’ për të pushtuar Ukrainën

19:25, 14/01/2022
A+ Aa A-

SHBA pretendon se Rusia ka vendosur sabotatorët e saj në Ukrainë, për të kryer një operacion të ashtuquajtur ‘flamuri fals’ që do të përdoret si justifikim për sulmin rus. Sipas Guardian, sulmi rus mund të fillojë muajin që vjen.

Akuzat erdhën në të njëjtën ditë kur një sulm kibernetik në shkallë të gjerë dëmtoi faqet e internetit të qeverisë ukrainase. Po ashtu sot është raportuar se Rusia po vazhdon të zhvendosë armatimet e rënda drejt perëndimit.

Moska ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, duke theksuar se kriza ka ardhur për shkak se Ukraina përbën kërcënim ushtarak për Rusinë, pa dhënë ndonjë provë.

“Ne kemi informacione që tregojnë se Rusia ka vendosur në Ukrainë një numër operativësh për të kryer një operacion të flamurit fals në lindje të vendit,” tha Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

“Operativët janë të stërvitur për guerilje urbane dhe përdorimin e eksplozivëve për të kryer akte sabotazhi kundër vetë forcave ruse”.

Edhe një zëdhënës i Pentagonit i konfirmoi këto deklarata. Ai tha se Rusia po përgatit një sulm ndaj popullsisë ruse në Ukrainë, të duket si një justifikim për të pushtuar Ukrainën.

Tensionet mes dy vendeve janë shumë të larta, ndërkohë që përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike nuk kanë prodhuar asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/01/2022 21:50

Mos u kasavetni he burra. Shkon Joe Bideja në terren dhe i fut një të dhime në brekët (ashtu si e boni te Papa Françesku) qelbet dynjaja dhe marrin këmbët në krahë ushtarët rusë e ikin me të katra nga fusha e betejës. Sulm kimik…

Shto koment

Denonco