Musk pranoi Dogecoin për pagesat e produkteve Tesla, kriptovaluta rritet frikshëm

Musk pranoi Dogecoin për pagesat e produkteve Tesla, kriptovaluta rritet frikshëm

12:45, 14/01/2022
A+ Aa A-

Vlera e Dogecoin u rrit këtë të premte në mëngjes pasi Elon Musk deklaroi se Tesla do të pranojë kriptomonedhën si pagesë për disa nga mallrat e saj.

Çmimi i Dogecoin u rrit gati 12% të premten në mëngjes, duke u tregtuar pak mbi 0.2 dollarë, fill pasi Musk bëri njoftimin në mediat sociale.

Musk shkroi në Twitter : “Mallrat e Tesla-s mund të blihen me Dogecoin” dhe dyqani online i kompanisë shfaqi çmimet për disa artikuj.

Kujtojmë se në muajin dhjetor, miliarderi Musk paralajmëroi se Tesla do të pranonte së shpejti pagesa në Dogecoin, duke shkaktuar në këtë mënyrë rritjen e vlerës së kriptomonedhës me 20% në 60 minuta.

Interesi për dogecoin i Musk, bëri që Dogecoi të shndërrohej nga një shaka në një nga kriptovalutat më të vlefshme në botë.

Aktualisht Dogecoin ndodhet në vendin e 11-të dhe ka një kapitalizim tregu prej mbi 26 miliardë dollarësh, sipas CoinGecko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco