Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Dyshohet se do vriste një bloger të famshëm pakistanez, nisi gjyqi ne Britani kundër 31-vjeçarit

Dyshohet se do vriste një bloger të famshëm pakistanez, nisi gjyqi ne Britani kundër 31-vjeçarit

08:03, 14/01/2022
A+ Aa A-

Një burrë ka dalë në gjyq në Londër, i akuzuar për komplot për të vrarë një bloger pakistanez që jeton në Holandë. Një gjykatë shqyrtoi një çështje të një 31-vjeçari, i cili quhet Muhammad Gohir Khan dhe që ishte punësuar si “vrasës me pagesë” nga figura që ishin me bazë në Pakistan. Ai u arrestua qershorin e kaluar dhe u deklarua i pafajshëm për komplot për vrasje.

Avokatët thanë se viktima e synuar ishte Ahmad Ëaqass Goraya që kishte krijuar një blog në Facebook që tallte ushtrinë pakistaneze dhe detajonte shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut. Gjykata e Kingston Croën u informua gjatë seancës gjyqësore se zoti Goraya që jetonte në Roterdam në atë kohë, “ishte i njohur për kritikat kundër aktiviteteve të qeverisë pakistaneze dhe duket se ishte në shënjestër për këtë arsye”. Në seancën gjyqësore u tha se Khan ishte një punonjës supermarketi nga Londra Lindore që kishte shumë borxhe. Në akuzën e prokurorisë thuhej se ai reagoi “me entuziazëm” ndaj një propozimi të një njeriu të quajtur vetëm si “MudZ” për të vrarë aktivistin politik pakistanez në këmbim të 100,000 paundëve.

Drejtuesja e prokurorisë Alison Morgan tha në dhjetor të 2018 se Goraya kishte marrë informacione nga FBI se ai ishte në një “listë vrasjesh” dhe se ai kishte marrë kërcënime në internet që ai besonte që disa prej tyre ishin të orkestruara nga agjencia e inteligjencës pakistaneze. Gjykatës i’u shfaqën mesazhet e supozuara të Ëhatsapp midis të pandehurit Khan dhe ndërmjetësit të quajtur “MudZ” që flsnin me njëri -tjetrin me kode raporton “BBC”.

Prokuroria tha se të pandehurit i ishte dërguar adresa e shtëpisë dhe fotografia e blogerit dhe kishte udhëtuar në Roterdam ku bleu një thikë, por ai e kishte pasur të pamundur që ta gjente zotin Goraya dhe kështu u kthye në Mbretërinë e Bashkuar ku u arrestua. Prokurorja Morgan i tha gjykatës se Khan ka pranuar të shkëmbejë mesazhe me ndërmjetësin dhe të udhëtojë për në Roterdam, por pohon se ai synonte të mbante paratë dhe të mos kryente vrasjen.

Prokuroria pretendon se ai kishte për qëllim të vriste zotin Goraya. Gjyqi është caktuar që të zgjasë rreth dy javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco