Video virale/ Tronditëse, talibanët 'u presin kokën' kukullave femra në vitrinat e dyqaneve

Video virale/ Tronditëse, talibanët 'u presin kokën' kukullave femra në vitrinat e dyqaneve

12:36, 04/01/2022
A+ Aa A-

Talibanët po u presin koka kukullave në vitrinat e dyqaneve në Afganistan sepse ato u referohen statujave pagane.

Videot e zyrtarëve të Ministrisë së Virtytit dhe Parandalimit të së Keqes duke u prerë kokat kukullave në provincën Herat në perëndim të vendit tashmë janë bërë virale në mediat sociale.

Ministria e Virtytit dhe Parandalimit të së Keqes, nga lajmet e vendosura nga regjimi përgjegjës për zbatimin e ligjit islam, u kërkoi pronarëve të dyqaneve të veshjeve të grave që të hiqnin kokat nga kukullat në vitrinat e tyre, duke paralajmëruar me një dënim të rëndë për ata të cilët nuk i binden urdhrave.

Pavarësisht reagimeve të tregtarëve, “prerjet e kokës” në vitrinat vazhdojnë normalisht, të shoqëruara herë pas here me pasthirrma dhe britma të islamistëve fanatikë.

Regjimi i ri ka ndaluar vendosjen e posterave dhe fotove në tabela në dyqane dhe qendra tregtare në Kabul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco