I porsalinduri gjendet i braktisur në -12 gradë së bashku me një letër që po bën xhiro në internet

I porsalinduri gjendet i braktisur në -12 gradë së bashku me një letër që po bën xhiro në internet

10:11, 04/01/2022
A+ Aa A-

Një pamje të pabesueshme ka parë një grua në Alaskë kur gjeti një foshnjë në një kuti kartoni të mbështjellë në batanije dhe pranë tij një letër që nëna e dëshpëruar e kishte lënë, duke thënë se nuk kishte mundësi ta rriste.

Foshnja u gjet në orën 2 të mesditës me orën lokale në ditën e parë të vitit 2022 në temperaturë -12 gradë.

Roxi Lane banore e Fairbanks e zbuloi foshnjen pasi dëgjoi të qarat e tij.

Në letër shkruhej:  

“Të lutem më ndihmo! Unë kam lindur sot më 31 Dhjetor 2021 në orën 6 të mëngjesit. Linda 12 javë para kohe. Nëna ime më lindi në javën e 28-të. Prindërit dhe gjyshërit e mia nuk kanë ushqim dhe para për të më rritur. Ata kurrë nuk donin të ma bënin këtë. Nëna ime është e trishtuar që më la. Ju lutem më merrni dhe më gjeni një familje. Emri im është Teshawn.“,

Foshnja u dërgua në një spital lokal ku u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco