Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Krizë e re në Lindjen e Mesme, zbulohet 'plani i sulmit'

Krizë e re në Lindjen e Mesme, zbulohet 'plani i sulmit'

14:03, 09/12/2021
A+ Aa A-

Ndërsa bota po fliste për ngritjen ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën dhe lëvizjet e Kinës drejt Tajvanit, një tjetër zhvillim i ri i jashtëzakonshëm, ka dalë në skenë.

Linja ' Iran - Izrael ', e cila ka heshtur për një kohë në Lindjen e Mesme, është riaktivizuar, sepse Izraeli ka filluar përgatitjet për një mision trajnimi ajror që do të simulojë një sulm ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, zyrtarët ushtarakë izraelitë po takohen me kolegët e tyre amerikanë për të planifikuar lëvizjen e tyre të radhës në rast se negociatat me Teheranin dështojnë .

Pretendimi u shfaq kur ministri izraelit i Mbrojtjes shkoi sot në SHBA. 

Ministri izraelit Zeev Elkin bëri një deklaratë lidhur me pretendimin, i cili brenda një kohe të shkurtër është kthyer në një nga temat më të përfolura në agjendën botërore.

Ministri tha se qëllimi i stërvitjeve është "përgatitja për çdo eventualitet" dhe nënvizoi se nuk do të lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore.

Megjithatë, zyrtari izraelit nuk pranoi të jepte detaje mbi këtë çështje. 

Sipas pretendimit të gazetës britanike, SHBA dhe Izraeli në muajt në vijim do të zhvillojnë një stërvitje me pjesëmarrjen e avionëve F-15 dhe F-35.

Në stërvitjen në fjalë, avionët do të përshkojnë një distancë prej 600 miljesh dhe do të shkatërrojnë 'shënjestrat e armikut'. 

Ekspertët ushtarakë deklarojnë se objektivi në këtë stërvitje janë objektet bërthamore të Iranit.

Ekspertët e përshkruajnë një operacion të tillë të Izraelit kundër Iranit si një 'skenar makthi'.

 Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë lanë pyetje pa përgjigje për ushtrime të mundshme ushtarake.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco