Atentat në sy të gruas, vritet me plumb në kokë gazetari në Filipine

Atentat në sy të gruas, vritet me plumb në kokë gazetari në Filipine

13:54, 09/12/2021
A+ Aa A-

Një person i armatosur ka vrarë gazetarin Hesus Malabanan në Filipine. 59-vjeçari ishte duke u futur në një dyqan ku i është bërë pritë dhe është qëlluar me plumb në kokë.

Autorët thuhet se ishin dy dhe pas krimit janë larguar me motor midis lagjeve. Mila, gruaja e gazetarit ka thënë se nuk ka mundur t’i identifikojë sulmuesit, për shkak se në ato momente kishte errësirë.

Të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e policia akoma është duke i kërkuar. Organizata të pavarura dhe gazetarë nga Filipine, kanë dënuar ashpër vrasjen.

Këtë e bëri edhe presidenti Rodrigo Duterte, i cili premtoi se do të arrestoj vrasësit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco