Gruaja më e kërkuar nga Europol/ Si e porositi vrasjen e burrit për t’ia marrë pasurinë

Gruaja më e kërkuar nga Europol/ Si e porositi vrasjen e burrit për t’ia marrë pasurinë

13:50, 09/12/2021
A+ Aa A-

Në mesin e personave më të kërkuar në Evropë është edhe një 40-vjeçare, që akuzohet për tentim vrasjen e burrit të saj.

Eva Zamecnikova është gruaja e vetme, mes 65 personave më të kërkuar nga EUROPOL, në listën e përditësuar së fundmi.

40-vjeçarja sllovake është dënuar me tetë vite burg për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas aktakuzës, biznesmenia e cila kishte një dyqan lulesh në Sllovaki, ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortit të saj më 15 janar të vitit 2014 duke i dhënë një vrasësi me pagesë 50 mijë euro.

Por ky i fundit, iu drejtua policisë dhe u bë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.

Ajo planifikoi të shpallte të zhdukur bashkëshortin dhe kështu të merrte pjesën tjetër të shtëpisë së tyre.

Sipas dëshmitarit, arsyeja pse ajo donte të hiqte qafe burrin e saj është se nuk donte ta mbante më me para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco