Boris Johson baba për herë të shtatë

Boris Johson baba për herë të shtatë

13:45, 09/12/2021
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe bashkëshortja Carrie kanë njoftuar sot lindjen e vajzës së tyre.

Carrie ka lindur në një spital në qendër të Londrës dhe sipas shtypit britanik nëna dhe fëmija janë mirë. 

Për kryeministrin ky është fëmija i shtatë.

Çifti është parë teksa ka mbërritur në spital në të gdhirë dhe vetëm dy orë më pas dhanë lajmin e bukur.

Boris dhe Carrie, tashmë kanë një djalë, Wilfred, një vjeç e gjysmë. 

Johnson është gjithashtu baba i katër djemve të tjerë me gruan e tij të dytë Marina Wheeler dhe e një vajze nga një lidhje jashtëmartesore në 2009.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco