Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Italia gjobë miliardëshe gjigantit amerikan të teknologjisë

Italia gjobë miliardëshe gjigantit amerikan të teknologjisë

13:38, 09/12/2021
A+ Aa A-

Rregullatori italian kundër monopolit tha të enjten se e ka ndëshkuar kompaninë amerikane, “Amazon” , me 1.13 miliard euro për keqpërdorim të mbizotërimit në treg. Kjo është njëra nga gjobat më të mëdha kundër një kompanie amerikane në Evropë.

Kompania e njohur tha se nuk pajtohet me vendimin dhe se do të paraqesë ankesë, shkruan Reuters.

Mbikëqyrja globale e gjigantëve të teknologjisë nga rregullatorët është rritur pas një vargu skandalesh për privatësinë dhe keqinformimin si dhe pas ankesave të disa bizneseve se kompanitë e mëdha e keqpërdorin fuqinë e tyre në treg.

Institucioni italian tha përmes një deklarate se kompania “Amazon” e ka shfrytëzuar pozicionin mbizotëruar në tregun italian për shërbime të ndërmjetme në tregje për ta favorizuar promovimin e shërbimit të vet të logjistikës – FBA, nga shitësit aktivë në uebfaqen “Amazon.it”.

Në anën tjetër, kompania tha se FBA-ja është shërbim tërësisht opsional dhe se shumica e shitësve të palëve të treta në Amazon nuk e përdorin atë.

“Kur shitësit e zgjedhin FBA-në, e bëjnë këtë, sepse është efikas, i përshtatshëm dhe konkurrues në aspektin e çmimit”, thuhet në deklaratën e gjigantit amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco