OBSH alarmon për variantin Omicron: Mos prisni deri sa të mbushen spitalet, do jetë shumë vonë

OBSH alarmon për variantin Omicron: Mos prisni deri sa të mbushen spitalet, do jetë shumë vonë

11:41, 09/12/2021
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka paralajmëruar  qeveritë dhe njerëzit për përhapjen e variantit Omicron, duke theksuar se përhapja e variantit të ri është më e rrezikshme për shkak të ri-infektimit.

Por sipas OBSH-së, ky variant ka diçka pozitive pasi shkakton simptoma më të lehta se Delta, megjithëse është ende herët për të arritur në përfundime. Qëllimi i OBSH-së është të nxisë vendet që të marrin masa  në vend që të presin derisa spitalet e tyre të mbushen dhe të jetë shumë vonë.

Rastet në Afrikën e Jugut janë rritur më shumë se 1400% gjatë dy javëve që kur Omicron u identifikua për herë të parë, sipas statistikave të departamentit lokal të shëndetësisë.

Ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është rritur në 26%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco