Përse Angela Merkel nuk është larguar plotësisht...

Përse Angela Merkel nuk është larguar plotësisht...

10:40, 09/12/2021
A+ Aa A-

Një tundje dore dhe një miratim duke lëvizur kokën- kështu u nda kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz me paraardhësen e tij, Angela Merkel një ditë më parë.

Por duket se nuk është një lamtumirë.

Scholz ka zbuluar se ai do të vazhdojë të kërkojë këshilla nga Angela Merkel në vazhdim. “Ne kemi shkëmbyer pikëpamje për politikën ndërkombëtare dje dhe sot,” tha Scholz. “Edhe në të ardhmen do të flasim dhe do të kërkoj këshilla,” tha kancelari i ri.

Ai nënvizoi se mes tyre ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe besimplotë.

Kur u përshëndetën të mërkurën, Merkel i tha: “Tani merre nën kontroll shtëpinë”. Në fakt për 16 vite, kancelaria ishte kthyer në një shtëpi të vërtetë për Merkel.

Tashmë nis pensioni. Se çfarë do bëjë konkretisht Angela Merkel, kjo nuk dihet.

Politikisht ajo ka thënë se nuk do bëjë asgjë. Por duket se të paktën për pasuesin do ketë kohë për këshilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco