SHBA/ Operacioni i shpëtimit që i la të gjithë pa frymë

SHBA/ Operacioni i shpëtimit që i la të gjithë pa frymë

10:28, 09/12/2021
A+ Aa A-

Ujëvara e Niagarës, një nga bukuritë natyrore më të famshme të SHBA-ve dhe e vizituar nga turistë të panumërt çdo ditë, e që është bërë objekt i shumë filmave, ra si një bombë në axhendën botërore me një aksident të pabesueshëm dhe me operacionin gjigant që pasoi.

Lajmi se një grua ka rënë në Nigara Falls me makinën e saj nxiti autoritetet. 

Një ekip i madh shpëtimi që u mblodh menjëherë planifikoi një operacion të madh për të shpëtuar gruan.

Operacioni i shpëtimit nisi kur gruaja e cila ra në ujëvarën ku rrjedhin 168 mijë metër kub ujë në gjysmë minutë dhe mbeti e ngecur në makinën e saj, ishte gati të binte me shpejtësi nga maja e ujëvarës.

Një zhytës i guximshëm nga ekipi i Rojes Bregdetare të SHBA-së u var mbi makinën e zhytur me shpejtësi dhe largoi  gruan e bllokuar në makinë.

Këto pamje të këtyre momenteve të pabesueshme u shpërndanë në rrjetet sociale, operacioni gjigant u kthye në një ngjarje që bota e shikoi si një film, duke mbajtur frymën.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco