Arrestohen të dyshuarit për zjarrvëniene një peme të Vitit të Ri në Manhattan

Arrestohen të dyshuarit për zjarrvëniene një peme të Vitit të Ri në Manhattan

10:31, 09/12/2021
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një burrë që dyshohet se i vuri zjarrin me dashje një peme të Vitit të Ri përpara zyrës së lajmeve të Fox në Nju Jork.

Zjarri është vënë shpejt nën kontroll dhe nuk ka persona të lënduar. Mediat raportuan pamjet e një peme të madhe të stolisur të Krishtlindjes në flakë.

I arrestuari (49) akuzohet për “vënie zjarrin”, pasi mbrëmë rreth mesnatës është kapur duke u ngjitur në një strukturë mbi të cilën ishte vendosur një pemë 15 metra e lartë, në zemër të Manhatan-it.

Ai kishte me vete një çakmak dhe hetimet do të tregojnë se për ndezjen e zjarrit është përdorur edhe një katalizator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco