Numri i gazetarëve në burgje kap rekordin në nivel global Gazetari japonez Yuki Kitazumi, i paraqitur këtu duke u dërguar në një rajon policie në Yangon në shkurt, i arrestuar për kritikat ndaj juntës së Mianmarit, për përhapjen e lajmeve të rreme. Ai u lejua të kthehej në Japoni në maj.

Numri i gazetarëve në burgje kap rekordin në nivel global

10:12, 09/12/2021
A+ Aa A-

Numri i gazetarëve të burgosur për punën e tyre në mbarë botën arriti një rekord të ri në vitin 2021, me Kinën dhe Bjellorusinë ndër vendet më keq, ka paralajmëruar Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Sipas regjistrimit vjetor të burgjeve të kësaj organizate me seli në Nju Jork, të lëshuar të enjten, 293 gazetarë u burgosën për punën e tyre gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, më shumë se 280 që ishte në vitin 2020.

Raporti gjithashtu theksoi se 24 gazetarë u vranë për shkak të mbulimit të tyre dhe 18 të tjerë vdiqën në "rrethana shumë të errëta për të përcaktuar nëse ata ishin objektiva specifikë".

"Ka qenë një vit veçanërisht i zymtë për mbrojtësit e lirisë së shtypit," tha Komiteti Për Mbrojtjen e Gazetarëve në një deklaratë.

Kina mbetet shkelësja kryesore për të tretin vit radhazi me 50 gazetarë pas hekurave. Komiteti vuri në dukje se "burgosja e pamëshirshme e gazetarëve në Pekin nuk është e re", por "kjo është hera e parë që gazetarët e burgosur në Hong Kong janë future në regjistrimin vjetor të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve".

Tetë gazetarë u burgosën në Hong Kong në vitin 2021. Kjo për shkak të zbatimit të një ligji drakonian të Sigurisë Kombëtare, sipas të cilit "ndarja", "përmbysja", "terrorizmi" dhe "bashkëpunimi me forcat e huaja" sjellin dënime maksimale me burgim të përjetshëm.

Vendi fqinj Myanmar, ku junta ushtarake organizoi një grusht shteti më 1 shkurt pas fitores së partisë së Aung San Suu Kyi në zgjedhjet e përgjithshme, u ngjit në pozicionin e dytë.

Të paktën 26 gazetarë janë burgosur që nga grushti i shtetit, kur asnjë nuk ishte pas hekurave nën një qeveri të zgjedhur në vitin 2020. Ata u arrestuan kryesisht gjatë mbulimit të protestave pro-demokracisë dhe janë akuzuar për "një dispozitë të paqartë anti-shtetërore që penalizon gjerësisht nxitjen dhe përhapja e “lajmeve të rreme”, tha OJQ-ja.

Akuza parashikon një dënim maksimal prej tre vjetësh.

Egjipti (25 gazetarë të burgosur), Vietnami (23) dhe Bjellorusia përfundojnë pesëshen e parë. Shteti i Evropës Lindore tani ka të paktën 19 gazetarë pas hekurave – nga 10 në vitin 2020. “Shtypja brutale kundër medias” filloi pas zgjedhjeve presidenciale të manipuluara të gushtit 2020, të cilat rivendosën Aleksandër Lukashenkon për një mandat të gjashtë radhazi.

Ashtu si në Mianmar, shumë prej gazetarëve u arrestuan ndërsa mbulonin protestat pro-demokracisë dhe fillimisht u mbajtën nga autoritetet pa asnjë akuzë për deri në 15 ditë.

Shumë prej tyre po përballen me dënime të gjata me burg për akuza hakmarrëse dhe anti-shtetërore, të tilla si tradhtia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco