Tmerr në Indi! Vëllai i pret kokën motrës pse u martua me burrë më të varfër se vetja

Tmerr në Indi! Vëllai i pret kokën motrës pse u martua me burrë më të varfër se vetja

18:00, 07/12/2021
A+ Aa A-

Policia në shtetin perëndimor indian të Maharashtra ka arrestuar një adoleshent, pasi dyshohet se i preu kokën motrës së tij më të madhe, e cila ishte shtatzënë.

Zyrtarët lokalë të policisë kanë thënë se adoleshentja 19 vjeçe ishte martuar me një burrë, pa pëlqimin e familjes. Ajo po i bënte çaj nënës dhe vëllait, kur iu pre koka me drapër, shkruajnë mediat e huaja.

Policia ka thënë se ka dyshime se vrasësi i dyshuar dhe nëna e tij kanë bërë edhe foto selfie me trupin e vdekur të 19-vjeçares.

Avokati i adoleshentit të dyshuar si vrasës ka thënë se autori i dyshuar është dërguar në paraburgim për të miturit.

Viktima ishte arratisur në qershor dhe u martua me të dashurin e saj, pasi familja e saj kundërshtoi lidhjen e tyre.

Edhe pse të dy i përkisnin të njëjtës shtresë sociale, familja e saj nuk e miratoi martesën, pasi familja e burrit ishte më e varfër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco