Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Navalny tallet, thotë se është bërë ‘rrobaqepëse’ në burg, i është dashur të zgjedhë...

Navalny tallet, thotë se është bërë ‘rrobaqepëse’ në burg, i është dashur të zgjedhë...

14:17, 07/12/2021
A+ Aa A-

Politikani i burgosur rus, Aleksei Navalny, tha të martën se është bërë pjesë e një reparti të qepjes në burg dhe se është bërë “rrobaqepëse”, duke u tallur se kjo përvojë ka ndikuar që ai ta ndryshojë qëndrimin ndaj feministëve.

Figura e njohur opozitare tha në Instagram se autoritetet e burgut u kanë kërkuar të burgosurve që të punojnë dhe u kanë mundësuar që të zgjedhin mes disa profesioneve, përfshirë gatimin, pjekjen dhe qepjen.

Ai tha se ka zgjedhur të bëhet diçka që menaxhmenti i burgut e quan “shveya”, që do të thotë “rrobaqepëse”. Kjo fjalë gramatikisht është e gjinisë femërore dhe zakonisht përdoret vetëm për gra, shkruan Reuters.

Në postimin e tij, Navalny bëri shaka duke thënë se kjo fjalë është dashur ta ketë edhe formën e gjinisë gramatikore mashkullore në gjuhën ruse. Përvoja në burg e ka bërë më të ndjeshëm ndaj njerëzve të cilët më parë i kishte tallur pse kërkonin emra të gjinisë femërore si “blogerka” për “blogiste”.

Ndryshe, kritiku më i njohur i brendshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, e ka filluar vuajtjen e dënimit me dy vite e gjysmë burgim në lindje të Moskës në mars të këtij viti. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë ngritur për t’ia shkatërruar ambiciet politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco