‘Genocidi kundër ujgurëve’/ SHBA njofton bojkot diplomatik të Lojrave Olimpike në Kinë

‘Genocidi kundër ujgurëve’/ SHBA njofton bojkot diplomatik të Lojrave Olimpike në Kinë

20:12, 06/12/2021
A+ Aa A-

Në shenjë proteste, SHBA-të kanë njoftuar një bojkot diplomatik ndaj Lojrave Omlimpike Dimërore, që do të zhvillohen në Pekin në vitin 2022.

‘Asnjë delegation zyrtar nuk do të dërgohet në këtë eveniment në Kinë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me të drejtat e njeriut dhe rekordin e këtij shteti në raport me këto të drejta’, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, atletët amerikanë mund të udhëtojnë drejt Pekinit dhe do të kenë mbështetjen e qeverisë.

Kina ka njoftuar më herët, se do të marrë masa nga ana e saj, në rast të një bojkoti.

Demokratët dhe republikanët kanë qenë bashkë në thirrjet për bojkot të, si një formë proteste ndaj abuzimeve të Kinës me të të drejtat e njeriut.

SHBA-të e akuzojnë Kinën për genocid ndaj muslimanëve Uigurë dhe për aktet që shtypin të drejtat politike në Hong Kong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco