Horror në Francë, zbulohen 100 mace të ngordhura në shtëpinë e një pensionisti

Horror në Francë, zbulohen 100 mace të ngordhura në shtëpinë e një pensionisti

13:33, 06/12/2021
A+ Aa A-

Njëqind kufoma macesh u zbuluan dje në shtëpinë e një pensionisti që jetonte në Nice, në jug të Francës.

Përveç tyre, u gjetën edhe rreth njëzet të tjera të gjalla, por me shëndet të keq.

Kufomat, shumica e të cilave ishin ruajtur në kuti plastike ose druri të mbyllura, u zbuluan pasi 81-vjeçari u shtrua në spital, sipas gazetës Nice-Matin.

Disa shoqata për mbrojtjen e kafshëve u alarmuan nga mbesa e plakut, e cila zbuloi kufomat përreth shtëpisë dhe gjithashtu brenda saj, si dhe mbetjet e ketrave, minjve dhe një nofull qeni.

‘Duke marrë parasysh pozicionin në të cilin u gjetën, shumica e maceve ishin të ngordhura kur u vendosën brenda kutive, por ne mendojmë se të paktën dy janë mbyllur të gjalla’, tha Philippe Desjacques, president i shoqatës La Tribu France Presse du Fourmilier.

Trupi i një maceje të ngrënë nga macet e tjera u gjet në divanin e shtëpisë.

Njëzet mace të tjera janë gjetur ende të gjalla brenda shtëpisë, por në kushte dramatike shëndetësore. Ato u shpëtuan nga veterinerët dhe vullnetarët.

 ‘Për fat të keq, ka histori të tilla çdo vit’, shpjegon Desjacques, sipas të cilit, pensionisti vuante nga sindroma e Noes, e cila konsiston në mbledhjen e më shumë kafshëve sesa mund të strehojë ose ushqejë siç duhet.

Shoqatat synojnë të paraqesin një ankesë për ‘keqtrajtim’ ose neglizhencë të kafshëve, tha Desjacques.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco