Masat anti-COVID në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë festave të fundvitit

Masat anti-COVID në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë festave të fundvitit

12:43, 06/12/2021
A+ Aa A-

Frika për variantin e ri i COVID-19 “Omicron” ka bërë që shumë njerëz të pyesin se a do të ketë organizime këtë vit për festat e fundvitit.

Disa kompani kanë anuluar ose zvogëluar planet e tyre, dhe disa shkolla kanë vendosur të mos vazhdojnë me ngjarjet e fundvitit.

Jenny Harries, kreu i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se nuk duhet të grubullohemi nëse nuk kemi ndonjë nevojë të veçantë, shkruan BBC.

Por, Boris Johnson tha se qeveria nuk po ndryshonte udhëzimet dhe u bëri thirrje njerëzve të mos anulojnë organizimet e festave të fundvitit.

Ndërkohë, Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se njerëzit duhet të testohen para se të bëhen pjesë e këtyre organizimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco