Mjekja që e zbuloi shpjegon simptomën e pazakontë të mutacionit

Mjekja që e zbuloi shpjegon simptomën e pazakontë të mutacionit

08:34, 06/12/2021
A+ Aa A-

Dr Angelique Coetzee, presidente e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, e cila ishte e para që vuri re Omicron ka dhënë informacione të reja në lidhje me variantin.

Duke nënvizuar se në rastet e Omicron, ata hasën 'simptoma të pazakonta' që ishin paksa të ndryshme nga ato që panë te pacientët me COVID-19 të infektuar me variantin Delta, Coetzee shpjegoi simptomën e re e cila sipas saj është një shenjë shumë e dobishme për diagnostikimin e Omicron.

Duke folur për Andrew Marr të BBC-së, Coetzee shpjegoi se simptoma dalluese nga infeksionet e tjera ishte ndjenja e kruajtjes në fyt dhe tha se ata ishin përballur me këtë gjendje në një pacient mashkull që  kishte rezultuar pozitiv me mutacionin Omicron.

Coetzee u shpreh: Pacienti nuk vuante nga një dhimbje fyti, por nga një ndjesi kruajtjeje në fyt",

Duke theksuar se pacientët e infektuar me Omicron kanë simptoma të ndryshme nga ato me variantet e mëparshme, Coetzee nënvizoi se simptomat kryesore janë lodhja, dhimbjet e trupit dhe dhimbjet e kokës, bazuar në pacientët që ka trajtuar.

Coetzee,  tha se "Simptomat ishin shumë të ndryshme dhe shumë të lehta nga ato që kisha trajtuar më parë".

Gjithashtu Coetzee vuri në dukje se ndryshe nga ajo që u pa në Wuhan dhe Delta, asnjë nga të infektuarit me këtë variant nuk e humbi shqisën e nuhatjes ose shijes duke shtuar se njerëzit e infektuar me Omicron nuk kanë një rënie të madhe të niveleve të oksigjenit, ndryshe nga varianti Delta. 

Duke nënvizuar se mund të ketë një kollë të lehtë tek ata që janë infektuar me këtë variant, ekspertja tha se “disa prej të infektuarve aktualisht po trajtohen në shtëpi”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco