Biden do të flasë me Putin në kulmin e tensioneve për pushtimin e Ukrainës

Biden do të flasë me Putin në kulmin e tensioneve për pushtimin e Ukrainës

08:02, 06/12/2021
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Vladimir Putin i Rusisë do të flasin përmes një video-telefonate të martën, tha Shtëpia e Bardhë, mes tensioneve në rritje për Ukrainën.

Kjo vjen pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA-të kishin prova se Rusia kishte bërë plane për një sulm "në shkallë të gjerë" në Ukrainë.

Por ai shtoi se ishte e paqartë nëse Putin kishte marrë një vendim përfundimtar për të pushtuar.

Rusia ka mohuar çdo qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën për ngritjen e trupave të saj.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën në mbrëmje, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se zoti Biden do të "vërë theksin tek shqetësimet e SHBA-së lidhur me aktivitetet ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën dhe do të riafirmojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës" gjatë tij telefonatës me presidentin rus.

Ukraina thotë se Rusia ka vendosur automjete të blinduara, sisteme të luftës elektronike dhe 94,000 trupa përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

Duke cituar raportet e inteligjencës, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se Moska mund të planifikojë një ofensivë ushtarake në fund të janarit.

Lëvizja e trupave ruse ka tensionuar marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Rusisë dhe SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco