Putin po luan 'poker' me Ukrainë

Putin po luan 'poker' me Ukrainë

07:18, 06/12/2021
A+ Aa A-

Rusia duket e gatshme t'i vërë zjarrin fitilit të luftës me Ukrainën.

Rreth 100,000 trupa tashmë janë në kufirin ruso-ukrainas, me tanke dhe armë të rënda, në përgatitje për një sulm që duket gjithnjë e më i mundshëm. 

Të paktën këtë kërkon të tregojë lideri rus Vladimir Putin , si Ukrainës ashtu edhe komunitetit botëror .

Spekulohet se plani i Putinit është të vendosë të paktën 175,000 ushtarë rusë "jashtë derës" së Ukrainës deri në fillim të vitit të ardhshëm.

 Në bazë të materialit të mbledhur nga agjentët amerikanë, rezulton se 100 regjimente ruse janë të rreshtuar dhe janë gati për luftë.

Në anën ukrainase të kufirit, një forcë ushtarake shumë më e madhe se ajo ruse po mobilizohet, pasi ukrainasit përpiqen të bëjnë të qartë se nuk kanë ndërmend të tolerojnë një ndërhyrje të mundshme ruse në pavarësinë e tyre.

Në të njëjtën kohë, përtej pokerit të vetë konfliktit të armatosur, në sfond po shpaloset një luftë e ashpër propagandistike.

Rusia e paraqet Ukrainën si një kërcënim konstant, gjithnjë e më të vrazhdë, ndërsa ukrainasit bëjnë çdo përpjekje për t'u shfaqur si një vend që mbështetet fuqishëm nga Perëndimi, NATO, etj.

Analistët ndërkombëtarë me eksperiencë theksojnë se, në fakt, asnjë vend nuk dëshiron luftë dhe se, edhe me ushtri të rreshtuara në të dy anët e kufirit, skenari më i keq është fillimi i një "lufte të ftohtë" të çuditshme dhe jo një konflikt të përgjakshëm.

 Kjo pasi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi pas aneksimit të dhunshëm të Krimesë në vitin 2014, kanë ndikuar rëndë ekonominë ruse.

Natyrisht, Shtetet e Bashkuara janë alarmuar nga lëvizshmëria ushtarake në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden do të mbajë nesër (e martë, 12.07.2021) një telekonferencë me homologun e tij rus Vladimir Putin. 

Sipas Biden, ai është i vendosur t'i bëjë Putinit të kuptojë se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë "vijat e kuqe" për Ukrainën që do të vendosë Moska.

"Ajo që unë jam duke përgatitur është grupi më i qartë dhe më gjithëpërfshirës i iniciativave për ta bërë shumë të vështirë për zotin Putin që të vazhdojë dhe të bëjë atë që njerëzit kanë frikë të bëjnë," ishte deklarata e fundit, dinamike e Joe Biden . në lidhje me krizën e re ruso-ukrainase.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco