Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bishti i dinosaurit i gjetur në Kili mahnit shkencëtarët

Bishti i dinosaurit i gjetur në Kili mahnit shkencëtarët

08:36, 05/12/2021
A+ Aa A-

Paleontologët kilianë prezantuan gjetjet e tyre mbi një dinosaur të zbuluar tre vjet më parë në Patragoni, për të cilin thanë se kishte një bisht shumë të pazakontë.

Mbetjet e Stegouros elengassen u zbuluan gjatë gërmimeve në vitin 2018 në Cerro Guido, një vend i njohur për strehët e fosileve të shumta.

Gjatë ekzaminimit, ekipi besonte se kishte të bënte me një specie tashmë të njohur të dinosaurëve derisa ekzaminuan bishtin e tij.

“Kjo ishte befasia më e madhe”, tha Alexander Vargas. “Kishte strukturë të mahnitshme”.

“Bishti ishte i mbuluar me shtatë palë osteoderma … duke prodhuar një armë absolutisht të ndryshme nga çdo gjë që ne njohim në çdo dinosaur,” shtoi studiuesi gjatë një prezantimi të zbulimit në Universitetin e Kilit.

Paleontologët kanë zbuluar 80 për qind të skeletit të dinozaurit dhe vlerësojnë se kafsha ka jetuar në këtë zonë 71 deri në 74.9 milionë vjet më parë. Ishte rreth dy metra i gjatë, peshonte 150 kilogramë dhe ishte barngrënës.

Sipas shkencëtarëve, të cilët botuan studimin e tyre në revistën Nature, kafsha mund të përfaqësojë një linjë të panjohur deri tani të dinosaurëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco