Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ia dorëzoi pronarit byzylykun me vlerë 2 milion lira që gjeti, në pritje të urimeve mori një reagim

Ia dorëzoi pronarit byzylykun me vlerë 2 milion lira që gjeti, në pritje të urimeve mori një reagim

12:02, 04/12/2021
A+ Aa A-

Turqi-  Rifat Aybey me profesion tregtar makinash disa ditë më parë kishte gjetur një pjesë të një byzylyk në rrugë në Bursa.

Ai ia tregoi më pas një miku të tij argjendar për të zbuluar nëse kjo pjesë që gjeti që gjeti ishte i vërtetë apo fals.

Pas ekzaminimit u konstatua se kjo pjesë e këtij byzylyku kishte 53 diamante 7.8 karat dhe u kuptua se vlera e tij ishte 2 milion lira.

Duke mësuar se pjesa që gjeti vlente një pasuri, Aybey ua la numrin e tij argjendarëve në 'Pazarin e Madh' dhe u kërkoi shitësve se nëse vinte dikush për ta kërkuar t’i drejtoheshin atij.

Disa ditë më vonë Aybey u kontaktuar nga dikush dhe kur kuptoi se byzylyku ishte i tij, ai ia dorëzoi.

Por nga ana tjetër, pronari i byzylykut jo vetëm që nuk i bëri asnjë dhuratë Aybeyt me preteksin se ja kishte dorëzuar me vonesë, ai  kishte dhe një sjellje jo korrekte me të.

I pyetur nga gazetarët që e kontaktuan përmes telefonit pronarin e byzylykut: A i ke bërë një dhuratë në shenjë falenderimi Aybey?

Ai u përgjigj: 'Jo pse ti japim' duke mbyllur telefonin pa dhënë asnjë sqarim të mëtejshëm.

 Rıfat Aybey tha se ka shpenzuar 500 lira nga xhepi për të gjetur pronarin e byzylykut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco