Virolou i njohur italian flet me nota optimiste për mutacionin Omicron

Virolou i njohur italian flet me nota optimiste për mutacionin Omicron

11:03, 04/12/2021
A+ Aa A-

''Omicron ka marrë një pjesë gjenetike të gripit normal, nëse do të ishte kështu do të thotë se virusi Covid po dobësohet”, thotë profesor Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të San Martinos në Xhenova. 

Bassetti citon një studim mbi variantin Omicron të kryer nga studiues nga Massachusetts.

''Pak më shumë se një javë pasi u bë i famshëm në mbarë botën, falë studiuesve nga Massachusetts ne dimë pak më shumë për variantin omicron. Varianti i ri që ndoshta ka terrorizuar padrejtësisht botën, ka marrë një “copë” të virusit të ftohjes së zakonshme. Kjo shpjegon pse do të jepte pamje klinike më të lehta, në krahasim me Delta, shumë të ngjashme me një ftohje të zakonshme. Omicron falë kësaj shtese të materialit gjenetik të virusit të ftohjes është më "njerëzor"  se SarsCoV2 fillestar. Për këtë arsye ikën më lehtë te sistemi ynë imunitar i cili nuk e njeh atë si totalisht të huaj. Ky është një hulumtim shumë interesant, i cili nëse konfirmohet, do të tregonte për herë të parë se virusi Covid po dobësohet spontanisht dhe po humbet forcën fillestare për të shkaktuar sëmundje serioze' shkruan në Facebook virologu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco