Triller në një fluturim nga Sevilja për në Budapest, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit

Triller në një fluturim nga Sevilja për në Budapest, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit

08:58, 04/12/2021
A+ Aa A-

Një roje sigurie jashtë detyrës shpëtoi një fluturim të tërë nga katastrofa kur një pasagjer përpiqej të hapte derën e avionit.

Ngjarja e pabesueshme ndodhi në fluturimin e Ryanair FR5253 që u nis nga Sevilja e Spanjës për në Budapest në Hungari. 

Një pasagjer të cilin e kishte mbërthyer ankthi donte të zbriste nga avioni gjatë fluturimit.

Megjithë përpjekjet e stjuardeve, ai nuk u qetësua dhe në një moment u përpoq të hapte derën, gjë që do të çonte në një dekompresim të papritur të kabinës.

Në atë moment, Antonio Quintero, një punonjë sigurie që ishte jashtë detyrës në momentin e incidentit, ka vepruar menjëherë dhe së bashku me pasagjerët e tjerë kanë arritur ta hedhin në dysheme dhe ta mbërthejne pasagjerin.

Burri më pas iu dorëzua autoriteteve hungareze sapo avioni u ul i sigurt në Budapest. 

Videoja e realizuar nga pasagjerët e tjerë regjistroi të gjitha momentet dramatike që ata jetuan brenda avionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco