SHBA:Gjysmë shekulli vetmi në lartësinë 3048 metra dhe ja pse

SHBA:Gjysmë shekulli vetmi në lartësinë 3048 metra dhe ja pse

08:39, 04/12/2021
A+ Aa A-

Për gati 50 vjet ai ishte i vetëm në një lartësi prej 3048 metrash.

Hobi i tij ishte të regjistronte lartësinë e borës, në të gjitha stinët.

Studiuesi amator amerikan Billy Barr vendosi gurin e tij të vogël në formësimin e kërkimeve klimatike në Rockies.

Gjatë gjithë këtyre viteve ai e ka fokusuar studimin e tij në një zonë të thellë në Perëndimin Amerikan, siç shkruan “Washington Post”.

Në moshën 71- vjeçare , Billy Barr vazhdon pa frikë të bëjë atë që bëri kur kishte flokë të zinj dhe gjaku i ziente, duke u ngjitur e zbritur në shpatet me dëborë duke zhytur një vizore në tokë.

Mjeti i tij është i thjeshtë që përdori dhe në vitet 1970 ishte një vizore druri , si ajo e nxënësve në shkollë.

 Barr shpjegon për Washington Post se të dhënat që ai ka mbledhur gjatë pesë dekadave të fundit janë regjistruar në fletore të ndryshme.

Udhëtimi i vetmuar i amerikanit aventurier filloi kur ai vendosi të largohej nga Nju Xhersi dhe të bëhej i vetmi banor i një qyteti të braktisur të minierave metalike.

 Qyteti "Gothic", i cili është bërë shtëpia e tij për gjysmë shekulli të fundit, ndodhet në një lartësi prej 3048 metrash në Malet Shkëmbore.

Në këtë proces, Barr padashur u bë një "dëshmitar" i ndryshimeve klimatike, duke mbledhur të dhëna të rëndësishme që do të ndriçonin shkencëtarët mbi migrimin e kolibrit dhe letargjinë e marmotës.

Hulumtimi i tij u fokusua në një vendndodhje në majë të një mali. 

Kjo zonë ka qenë në qendër të vëmendjes së shkencëtarëve vitet e fundit, pasi Shtetet e Bashkuara perëndimore po përballen me një problem serioz të thatësirës.

Nuk është rastësi që Billy Bar regjistron të dhëna në kodrën ku ndodhet Laboratori Biologjik "Rocky Mountains", një qendër kërkimore lokale që merr jetë çdo verë me studiues që studiojnë lulet e egra dhe kafshët alpine, por që mbetet e mbyllur hermetikisht kur fillon të bie borë.

Në banesën e tij, amerikani me mjekër kujdeset për furnizimin e përditshëm me dru zjarri, përgatit fletoret e tij dhe rregullon skitë me të cilat lëviz në shpatet me borë.

Megjithatë, teksa përgatitet të kalojë dimrin e 50-të në majë të Malit të Bardhë, ndjen dhimbje të forta në këmbë dhe në ijë. 

Bar shprehet se ai po shqetësohet, se ky mund të jetë dimri i tij i fundit në izolim të akullt.

Edhe pse nuk e shijon më vetminë, ai është i vendosur të vazhdojë të mbledhë të dhëna për lartësinë e borës. 

Ai thotë se ndjen një detyrim moral për të vazhduar punën e tij.

Bar mbërriti në fshatin e braktisur Gothic në vitin 1972.

Ai ishte një student universitar në atë kohë dhe ishte i përfshirë në një kërkim mbi kiminë e ujit. 

Qëndroi deri në fund të vitit dhe verën e ardhshme u vendos përgjithmonë. 

Në mal ndihej i qetë dhe shtëpia e tij ishte një kasolle me një llambë vajguri.

"Unë kurrë nuk kisha bërë ski në jetën time. Nuk e kisha idenë se çfarë po bëja atëherë," thotë ai.

 Për të marrë atë që i nevojitet, ai shkon në Crested Butte, një qytet aty pranë. 

Në vitet 1980, ai ndërtoi vetë një akomodim më të rehatshëm. 

Fakti që ai jeton pranë laboratorit "Rocky Mountains" , e lejon atë të kontribuojë në mënyrën e tij në punën e shkencëtarëve.

Ai ka shkruar gjithsej dhjetë fletore dhe tani po i organizon në format excel për t'i publikuar në faqen e tij të internetit. 

Studiuesit kërkojnë rregullisht të dhënat e tij.

“E bëj sepse kujdesem për të tjerët dhe dua t'i ndihmoj. Por meqenëse nuk kam dhe nuk kam pasur jetë shoqërore, çfarë mund të bëj tjetër? , shprehet ai.

 "Në vitet 1970, kishte dimra ku kishim më shumë se 100 ditë borë. Por dimrin e kaluar, kishte vetëm nëntë ditë borë ," tha Barr.

Kur ka kohë lexon gazetat. 

I pëlqen të lexojë kryesisht histori romantike. 

Nuk i intereson politika, megjithatë, ai i kushton vëmendje lajmeve klimatike: “Unë besoj vërtet se po përballemi me shumë probleme klimatike."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco