Një vajzë nëntë vjeçare nga Afganistani i shpëtoi martesës me një 55-vjeçar

Një vajzë nëntë vjeçare nga Afganistani i shpëtoi martesës me një 55-vjeçar

17:47, 03/12/2021
A+ Aa A-

Muajin e kaluar, CNN publikoi një histori shqetësuese për martesat e fëmijëve në Afganistan, ndërkohë që kriza humanitare po prek këtë vend. Shumë u prekën veçanërisht nga rasti i nëntë vjeçares Parvana, e cila iu shit një 55-vjeçari për rreth 2000 dollarë për martesë.

Babai i saj më pas tha se kjo ishte alternativa e tij e vetme për të ushqyer familjen e tij, sepse ai humbi punën ku fitonte tre dollarë në ditë. Që nga pushtimi i talebanëve, dy muaj e gjysmë më parë, ai ka shpenzuar të gjitha paratë që kishte. Dhe me tetë gojë për të ushqyer, babai i Parvanës tani duket i paimagjinueshëm.

Pas thirrjes në të gjithë botën, është përfshirë një organizatë joqeveritare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka shpëtuar Parvanën e vogël. CNN regjistroi gjithçka.Afganistani ka pasur problem me shitjen e fëmijëve femra dhe martesën me martesa të rregulluara më parë, ndërsa tani po ndodh edhe me fëmijët më të vegjël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco