COVID/ Flet infermierja që zbuloi 50 vjeçarin që donte të vaksinohej me krahun prej silikoni

COVID/ Flet infermierja që zbuloi 50 vjeçarin që donte të vaksinohej me krahun prej silikoni

13:38, 03/12/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 50 vjeçar është shfaqur me marrë vaksinën anti-Covid me dorë silikoni por që u zbulua nga infermierja. 

Ajo që e bëri të dyshonte fillimisht punonjësen e shëndetësisë ishte ngjyra e lëkurës, e cila nuk përputhej me atë të dorës, pastaj konsistenca dhe fakti që nuk dukeshin kapilarët.

Dhe këto më se të mjaftueshme që një infermiere me përvojë si Filippa Bua të kuptojë se ai krah ishte prej silikoni.

“Çfarë ndjeva? Shok. Në fillim mendova se isha gabim, se ishte një pacient me krah artificial. Kur e kuptova situatën, fillimisht thirra një kolegun tim dhe më pas e shoqërova te mjeku kujdestar” është shprehur infermierja.

Edhe kur u zbulua, burri nuk e kishte humbur durimin.

“Ai buzëqeshi, nuk ishte agresiv ose të përpiqej të justifikohej. Ai vetëm shpjegoi se nuk donte të vaksinohej, por se i duhej Green pass për të punuar. Por një rast kaq i bujshëm nuk kishte ndodhur kurrë' është shprehur Bua duke shtuar:

'Por e di edhe nga rrëfimet e kolegëve të mi se në këtë periudhë shumë përpiqen të përdorin truket për t’u mos u vaksinuar, duke përmendur sëmundje të ndryshme. Janë të gjithë njerëz që kanë nevojë për “Green pass” që të mund të punojnë, por që nuk duan të vaksinohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi03/12/2021 15:03

Qena o qena o përbindësha ,pse doni ti vaksinoni me detyrim njerzit ZOTI MARRTË HAK DHE E PESOFSHI ATY KU JU DHEMB NË SHPIRT

Shto koment

Denonco