Norvegjia e bën të detyrueshëm testin Covid-19 në të gjitha pikat kufitare të vendit

Norvegjia e bën të detyrueshëm testin Covid-19 në të gjitha pikat kufitare të vendit

13:28, 03/12/2021
A+ Aa A-

Norvegjia ka vendosur testimin e detyrueshëm për Covid-19 në të gjitha pikat kufitare në hyrje të vendit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila thekson se në mungesë të një stacioni testimi në kufi, personi duhet ta kryejë atë brenda 24 orëve nga hyrja në Norvegji.

Mësohet se testi ndaj Covid-19 është i detyrueshëm për të gjithë, duke përfshirë edhe ata që kanë certifikatë vaksinimi.

Urdhri vjen si shtesë për masat kufizuese të vendosura më parë për të gjithë personat që futen në Norvegji, ku përveç regjistrimit në internet përpara nisjes dhe rezultatit negativ të testit për koronavirus të kryer brenda 24 orëve të fundit, tani udhëtarët do t’i nënshtrohen edhe një testi në pikat kufitare.

Ata që kanë kryer ciklin e plotë të vaksinimit dhe personat që e kanë kaluar Covid-19 në gjashtë muajt e fundit përjashtohen nga kërkesa për të kryer testin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa të gjithë personat që ende s’janë vaksinuar dhe futen në Norvegji do t’i nënshtrohen një karantine prej 10 ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco