Lajmi i fundit

Berisha: Të shtunën në orën 11:00 mbahet Foltorja e Mirditës

OBSH: Ende nuk ka vdekje të raportuara të lidhura me Omicron

OBSH: Ende nuk ka vdekje të raportuara të lidhura me Omicron

13:11, 03/12/2021
A+ Aa A-

 Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka informacion për momentin për ndonjë vdekje në lidhje me variantin e ri Omicron të Covid. 

Kjo është nënvizuar nga një zëdhënësi i agjencisë së OKB-së në Gjenevë. 

"Unë nuk kam parë ende ndonjë informacion që tregon vdekjet e lidhura me Omicron," tha Christian Lindmeier gjatë konferenës së zakonshme të shtypit të OBSH-së, duke vënë në dukje se më shumë informacion priten të vijnë ndërsa vendet kryejnë verifikime të mëtejshme.

Kujtojmë që mutacioni Omicron u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut në fillim të muajit nëntor dhe deri më tani ka shumë pak të dhëna përsa i përket këtij mutacioni.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco