Antonio Guterres: Ndalimi i udhëtimeve për shkak të Omicronit, i padrejtë

Antonio Guterres: Ndalimi i udhëtimeve për shkak të Omicronit, i padrejtë

08:19, 02/12/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka theksuar se vendosja e ndalimeve për udhëtime të cilat prekin shtete dhe rajone specifike, si pjesë e masave kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit janë “të padrejta” dhe “joefektive”.

“Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta e madje edhe joefektive”,ka thënë Guterres.

Shefi i OKB-së madje bëri thirrje që të shtohet numri i testimeve për të gjithë udhëtarët.

“Kjo është mënyra e vetme që të reduktohet rreziku i përhapjes së infektimit e që njëkohësisht mundëson angazhim ekonomik”, ka thënë ndër të tjera ai.

Disa shtete tashmë kanë ndaluar udhëtimet nga shtetet jug-afrikane pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, javën e shkuar në këtë rajon.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku nga Omicroni është shumë i lartë, por OBSH-ja po ashtu ka kundërshtuar ndalimin e udhëtimeve nga kontinenti, duke e komentuar si ‘sulm ndaj solidaritetit global’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco