Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kriza në Turqi, Lira i ‘ha kokën’ ministrit të Financave

Kriza në Turqi, Lira i ‘ha kokën’ ministrit të Financave

08:00, 02/12/2021
A+ Aa A-

Ministri i ri i Thesarit dhe i Financave në Turqi është emëruar Nureddin Nabati, duke zëvendësuar Lutfi Elvanin.

Elvan ka dhënë dorëheqjen mes trazirave në ekonominë turke gjatë javëve të fundit , kolapsit të ri të monedhës së saj dhe rritjes së mprehtë të inflacionit.

Nebat njihet si një person shumë i afërt me dhëndrin e Erdogan, Berat Albajrak dhe në kohen kur ai ishte ministër Nebat ishte zëvendes ministër.

Nureddin Nebati lindi në Sanliurfa Viranşehir më 1 janar 1964. Ai u diplomua nga Universiteti i Stambollit, Fakulteti i Shkencave Politike, Departamenti i Administratës Publike.

Ai ishte anëtar i Bordit drejtues të Dhomës së Tregtisë së Stambollit (ITO). Nebati, i cili aktualisht është anëtar i Komitetit të Lartë Konsultativ musİad, ka anëtarësime në Universitetin e Stambollit Fakulteti i Shkencave Politike Alumni Fondacioni dhe Shoqata dhe Shoqëria Shkencore e Shpërndarjes, Ensar, TÜGVA, Önder, Utesav.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco