Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

COVID/ Suedezët nuk i zë paniku për variantin e ri Omicron, ja pse

COVID/ Suedezët nuk i zë paniku për variantin e ri Omicron, ja pse

07:38, 02/12/2021
A+ Aa A-

Kryeepidemiologu suedez Anders Tegnel ka deklaruar se Suedia nuk ka ndërmend të ndryshojë strategjinë e saj aktuale të pandemisë për shkak të shfaqjes së llojit të ri Omicron.

‘Është ende e njëjta sëmundje. Ne nuk kemi arsye të besojmë se masat që kemi marrë deri më tani do të jenë efektive kundër këtij varianti’ është shprehur Tegnel duke shtuar se kishte ende dyshime dhe shqetësime se sa efektive do të ishin vaksinat ekzistuese kundër Omicron.

Në Suedi, katër raste me variantin omicron janë konfirmuar deri më tani, dy në Stokholm, një në Jonkoping dhe një në provincën jugore të Sknene.

Ata të gjithë kishin të bëjnë me udhëtimet në Afrikën e Jugut.

Në Suedi, duke filluar nga sot organizatorët e ngjarjeve publike me më shumë se 100 persona, kryesisht në sektorin kulturor, sportiv dhe argëtues, duhet t'u kërkojnë pjesëmarrësve certifikatat e vaksinimit ose të vendosin masa shtesë, siç është një numër i kufizuar pjesëmarrësish.

Masa nuk vlen për restorantet, kafenetë, dyqanet, shkollat, transportin publik dhe institucionet publike.

Edhe pse numri i të infektuarve është rritur ditët e fundit, Suedia ka ende një nga nivelet më të ulëta të infeksionit dhe vdekshmërisë në Evropë.

Gjithsej 20 persona kanë vdekur nga Covid-19 në shtatë ditët e fundit.

Në spitale janë 291 pacientë me koronavirus, 41 prej të cilëve në terapi intensive. 79% e personave mbi 12 vjeç janë vaksinuar me dy doza.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco